“WASHINGTON POST”
Policët në SHBA vranë 385 persona në 2015-ën
01.06.2015 11:28
Të dhënat e mbledhura nga “Uashington Post” tregojnë se vetëm gjatë 5 muajve të parë të këtij viti, policët në SHBA kanë vrarë 385 vetë, apo e llogaritur ndryshe, mbi dy persona në ditë....

Gazeta prestigjioze shkruan se numri i personave të qëlluar prej policëve amerikanë është dy herë më i lartë se shifra e ofruar nga autoritetet.
Në mesin e viktimave bie në sy numri shumë i lartë i njerëzve me ngjyrë, sidomos atyre që kur janë qëlluar kanë qenë të paarmatosur.
Policëve amerikanë u lejohet të përdorin forcë vdekjeprurëse në rastet kur kërcënohet jeta e tyre apo e ndokujt tjetër, por në të vërtetë, nuk ka mënyra të sakta për të provuar se sa ka qenë e justifikuar hapja e zjarrit nga efektivët në terren.
