Aksident me fatalitet në Mavrovë, policia me detaje
Dy persona nga Gostivari kanë ndërruar jetë...

Dy persona nga Gostivari kanë ndërruar jetë pasi kanë rënë me veturë në lumin Radika.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën rajonale Mavrovë-Dibër, teksa arsye e aksidentit sipas informatave zyrtare të policisë është humbja e kontrollit të veturës.
"Sot (02.01.2026) në ora 15:50 në SPB Gostivar është raportuar një aksident komunikacioni në rrugën rajonale Mavrovë-Dibër, në të cilin automjeti i udhëtarëve "Volkswagen Bora" me targa të Gostivarit, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumin Radika. Nga aksidenti kanë humbur jetën A.F. dhe M.F. nga fshati Vidushë e Gostivarit. Sipas udhëzimeve të prokurorit publik, automjeti do të ndalohet në Stacionin Policor të Gostivarit për kontroll të jashtëzakonshëm teknik, ndërsa trupat e të vdekurve do të dërgohen për obduksion", informuan nga MPB.
Po ndërmerren masa për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
