Integrimi evropian dhe viti 2025 pa lëvizje thelbësore politike

03.01.2026 13:54

Në vitin 2025 Maqedonia e Veriut...

Në vitin 2025 Maqedonia e Veriut në dy samitet e rregullta të Bashkimit Evropian nuk u gjet në tryezën e vendimeve pozitive të Brukselit, për shkak të mosimplementimit të ndryshimeve kushtetuese, që janë peng i mungesës së dy të tretave të votave në kuvend.

Një gjë e tillë ishte edhe kryefjalë e raportit të progresit të Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut.

“Nuk u bënë përpjekje për të miratuar ndryshimet përkatëse kushtetuese të përmendura në Konkluzat e Këshillit të 18 korrikut 2022, të cilat vendi u zotua t'i nisë dhe t'i arrijë, me qëllim që të sigurohet që Kushtetuta të përshijë qytetarët që jetojnë brenda kufijve të shtetit dhe që janë pjesë e popujve të tjerë, siç janë bullgarët”. – thuhej në raportin e fundit të datës 04.11.2025 të KE-së për RMV-në.

I njëjti raport pati nënvizuar edhe detyrimin për zbatimin e plotë të marrëveshjeve bilaterale me fqiun verior dhe lindor.

“Reformat thelbësore që lidhen me BE-në duhet të zbatohen. Maqedonia e Veriut mbajti marrëdhënie të mira me vendet e tjera në zgjerim dhe vazhdoi angazhimin e saj në nismat rajonale. Marrëveshjet ekzistuese dypalëshe me vendet fqinje duhet të zbatohen me mirëbesim nga të gjitha palët, duke përfshirë Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim me Bullgarinë”. - thuhej në raportin e fundit të datës 04.11.2025 të KE-së për RMV-në.

Me këtë të fundit, njohësit e çështjes janë skeptik se do të mund të gjendet mirëkuptim  tani, për shkak të krizës politik në fqiun lindor dhe fokusin e saj në problemet e brendshme, ndonëse bartësit e procesit patën premtuar angazhim shtesë me Sofjen pas Vitit të Ri.

Në anën tjetër, kryeministri Mickoski megjithatë nuk u zhvendos nga këmbëngulja për garanca evropiane në këmbim të ndryshimeve kushtetuese, gjë të cilën nuk e siguroi asnjë institucion evropian. Momentalisht, Maqedonia e Veriut teknikisht vazhdon punën në udhërrëfyesit për sundimin e ligjit, reformën e administratës publike dhe funksionimin e institucioneve demokratike, si dhe në planin e veprimit për mbrojtjen e pakicave.

Aspekti pozitiv çka e karakterizon vendin është se në mars mori parafinancimin e parashikuar në Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor prej 52.2 milionë eurove dhe anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në SEPA. Por, thelbi që e zhbllokon ngërçin eurointgrues qëndron në jetësimin e Konkluzave të Këshillit.

Të shpresohet se në vitin 2026 vendi do të dalë nga grupi i shteteve me probleme të mëdhaja bilaterale dhe do të kthehet në pako me Shqipërinë dhe Malin e Zi, dy vende që janë vetëm 3 ose 4 vite para anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)