Reformat në gjyqësor, Selmani: Gjyqësori një nga sektorët më sfidues

03.01.2026 14:18

Viti që lamë pas ka qenë një nga më sfiduesit për sistemin gjyqësor...

Viti që lamë pas ka qenë një nga më sfiduesit për sistemin gjyqësor në Republikën e Maqedonisë së Veriut, thotë profesori universitar Bashkim Selmani, duke theksuar se roli dhe funksionimi i gjyqësorit kanë qenë në qendër të vëmendjes së opinionit publik, institucioneve vendore dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Sipas tij, pavarësisht përpjekjeve për reforma, sfidat kryesore mbeten të dukshme dhe janë reflektuar qartë edhe në raportin e fundit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, ku evidentohen probleme serioze lidhur me pavarësinë, besueshmërinë dhe kapacitetet funksionale të gjyqësorit.

“Këto dhe shumë sfida të tjera janë elemente bazë me të cilat është përballur gjyqësori dhe vazhdon me pasojat e së kaluarës. Besoj se edhe çdo vit do të jetë po në të njejtën linjë për arsye se problemi bazë ka të bëjë me transparencën në proceset disciplinore. Ka shumë shqetësime në preset e përzgjedhjes së gjyqtarëve aty ku ka pasur, poashtu standartet dhe kritikat nga BE për vitin e kaluar vlerësoj se ka pasur disa përmirësime në transparencë por theksojnë se pavarsia e gjyqësorit dhe automatizimi i procedurave nuk janë arritur plotësisht, mungesa e burimeve njerzore, mungesa e burimeve finansiare për avancim dhe qëndrueshmëri. Poashtu raporti i vitit të kaluar theksoi se progresi dhe reformat e gjyqësorit në RMV është shumë i ngadalshëm dhe se nevoja për konsenzuz politik dhe bashkëpunim mes institucioneve është në fazën kritike për të siguruar zbatimin e standarteve që kërkohet për antarësimin në BE.” – deklaroi Profesori universitar, Bashkim Selmani.

Selmani ndalet edhe te Ligji për Këshillin Gjyqësor, i miratuar vitin e kaluar, duke vlerësuar se ai riformaton kriteret për përzgjedhjen e gjyqtarëve, por nuk adreson thelbin e problemit.

Sipas tij, fakti që ligji nuk buron nga vetë gjyqësori, por nga pushteti ekzekutiv, lë hapësirë për shqetësime lidhur me pavarësinë institucionale.

“Poashtu vitin e kaluar  kaloi edhe Ligji për Këshillin Gjyqësor, është një ligj i cili vetëm riformaton kriteret dhe kushtet e përzgjedhjeve të gjyqtaëve, mirëpo edhe ai ligj nuk buron nga gjyqësori por nga vet kryeministri, gjë që lë për të dëshiruar. Çfarë mund të presim nga ky ligj? Nga përkufizimi i më qartë i kritereve dhe cilësisë që duhet të plotësojnë kandidatët në Këshillin Gjyqësor rritja e transparencës, standarteve profesionale. Të gjitha këto janë ligje që janë të shënuara, mirëpo problemi bazë është mënyra se si ato praktikohen dhe preferohen nga ana e antarëve por edhe nga ana e publikut që të përfitohet pjesa e besueshmërisë. E dyta ka të bëjë me sfidat dhe problemet që duhet të adresohen.” – u shpreh Profesori universitar, Bashkim Selmani.

Besimi publik në gjyqësor mbetet i ulët, thotë Selmani, edhe pse perceptimet kanë shënuar një rritje të lehtë krahasuar me vitin e kaluar. Sipas tij, qytetarët ende nuk kanë bindje se institucionet garantojnë drejtësi të barabartë për të gjithë.

Një tjetër problem serioz, sipas tij, ka qenë mungesa funksionale e Avokatit të Popullit si mekanizëm i pavarur monitorues, si dhe numri i ulët i gjyqtarëve, çka ka sjellë mbingarkesë të lëndëve dhe zvarritje të procedurave. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)