Reformat drejt BE-së, Mickoski: Dua të jemi më të mirët në rajon
Kryeministri Hristijan Mickoski...

Kryeministri Hristijan Mickoski shprehet optimist se të gjitha reformat do të përmbushen dhe se Maqedonia e Veriut do të jetë më e mira në rajon në këtë drejtim. Sipas tij, deri tani detyrat e brendshme janë duke u realizuar, dhe në periudhën e ardhshme qeveria do të vazhdojë të përkushtohet për reforma thelbësore që kërkon Komisioni Europian.
Megjithatë, ai theksoi se nuk mund të ndërhyjnë nëse këto procese bëhen viktimë e bilateralizimit.
“Dua të jemi më të mirët në rajon. Detyrat tona të brendshme t’i përmbushim. Plani veprues për pakicat e kemi përfunduar sipas rekomandimeve të Komisionit Evropian. Fqinji ynë lindor ka disa vërejtje – askush tjetër nuk ka, vetëm ata. Pra, të gjitha detyrat tona do t’i përmbushim. Nëse Komisioni Evropian vendos t’i bëjë këto procese viktimë të bilateralizimit, kjo është puna e tyre; ne nuk mund të ndërhyjmë.” – deklaroi Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.
Kryeministri ditë më parë njoftoi se më së voni deri të martën, do të mbajë një takim tematik për avancimin e reformave, ku do të përcaktohen detyrat e mbetura që duhet të kalojnë në Qeveri dhe Parlament. (Armend Murseli, TVM2)
