Kosovë, KQZ: Procesi drejtë përfundimit

03.01.2026 16:02

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë njofton se verifikimi i rezultateve të zgjedhjeve dhe numërimi i votave për kandidatët për deputetë në Qendrat Komunale të Numërimit po shkon drejt përfundimit.

Sipas të dhënave të publikuara, janë procesuar 2,536 nga 2,557 vendvotime, ose 99.18% e totalit, ku u zhvillua procesi i votimit më 28 dhjetor 2025.

Procesi në Qendrat Komunale të Numërimit ka filluar më 29 dhjetor 2025 dhe deri më 2 janar 2026 është përmbyllur në 37 komuna, përfshirë Prishtinën, Gjakovën, Pejën, Mitrovicën e Jugut dhe të Veriut, Prizrenin, Gjilanin, Ferizajn dhe të tjera.

KQZ thekson se procesi i numërimit po zhvillohet në përputhje me standardet dhe rregulloret e parashikuara, duke siguruar korrektësi dhe transparencë në mbarëvajtjen e rezultateve zgjedhore.