Gara për Gostivarin, Bejta premton investime në infrastrukturë

03.01.2026 17:17

Kandidati për kryetarë të komunës së Gostivarit nga kualicioni VLEN, Nevzat Bejta...

Kandidati për kryetarë të komunës së Gostivarit nga kualicioni VLEN, Nevzat Bejta, vazhdon me shpalosjen e programit të tij. Ai premton se nëse e merr mandatin e kryetarit të komunës do të investojë për ndërtimine  rrugës Forinë-Gostivar, një aks rrugorë shum i rëndësishëm për qytetarët e vendbanimeve Çegran, Forinë dhe Çajlë.

“Shumë i rëndësishëm për qytetarët e Gostiavrit është ndërtimi i rrugës Forinë-Gostivar, që i lidhë vendbanimet Çegran, Forinë dhe Çajlë. Kjo rrugë do ta bëjë shkarkimin e komunikacionit sidomos gjatë periudhës së verës dhe të dimrit, që të mos kalojnë nëpër Çajlë dhe të mos bëhet rrëmujë, që komunikacioni të jetë sa më i lirë.” – tha Kandidati i VLEN-it për kryetar të Gostivarit, Nevzat Bejta.

Poashtu Bejta thekson edhe projektin për hapjen e Bulevardit nga rruga e Dibrës e deri te gjykata themelore. Poashtu pjesë e programit të Bejtës është edhe ndërtimi i urës së dytë me katër korsi mbi lumin Vardar.

Kjo sipas tij do ta shkarkonte komunikacionin dhe qendra e qytetit do të frymonte më lirshëm. (Merita Gashi, TVM2)