Gara për Vrapçishtin, në garë Demiri dhe Shabani
Zgjedhjet e përsëritura për kryetarë komune...

Zgjedhjet e përsëritura për kryetarë komune më 11 janar do të mbehen edhe në komunën e Vrapçishtit.
Në garë për kreun e komunës së Vrapçishit si kandidat i pavarur garon Zulhajrat Demiri, i cili ka edhe mbështetjen e koalicionit VLEN dhe të ASH-së së Ziadin Selës. Demiri në këtë garë ka premtuar përmirësimin e infrastrukturës në këtë komunë, ndërsa ka thënë se do të publikojë edhe kepërdorimet nga qeverisja e kaluar.
Ndërsa kundërkandidat i Demirit është Isen Shabani nga AKI, i cili premton se nëse rizgjidhet për herë të tretë në këtë post, do të vazhdojë me realizimin e projekteve që janë në realizim e sipër.
Shabani beson se do të marrë besimin e qytetarëve bazuar edhe në punën e realizuar në dy mandatet e kaluara.
