Zvicër, 9 janari shpallet ditë zie kombëtare
Autoritetet zvicerane e kanë shpallur të premten, 9 janar...

Autoritetet zvicerane e kanë shpallur të premten, 9 janar, një ditë zie kombëtare. Kambanat e kishave do të bien në orën 14:00, ndërsa fillon ceremonia e varrimit për viktimat e tragjedisë së Crans-Montana.
Deri më tani janë identifikuar tetë viktima zvicerane, të gjitha të moshës midis 16 dhe 24 vjeç, dhe ambasadori italian pret që identifikimi i 32 trupave të mbetur përmes analizës së ADN-së të përfundojë deri sonte.
"Pra, konfirmova se dje, në fund të ditës, u hap një hetim penal kundër dy menaxherëve. Ky hetim penal do të lejojë, në bashkëpunim me të gjithë palët e interesuara, të nxjerrë në pah dhe hetojë të gjitha mundësitë. Siç e kam thënë vazhdimisht, asnjë rrugë nuk po neglizhohet. Të gjitha mundësitë po shqyrtohen dhe me hapjen e këtij hetimi, do të na lejojë të vazhdojmë në përputhje me ligjin për procedurën penale”. – deklaroi Beatrice Pilou, Prokurore Publike e Kantonit të Valais.
Hetimi për tragjedinë vazhdon, duke u përqendruar në cilësinë e shkumës akustike në bar, e cila dyshohet se shkaktoi zjarrin vdekjeprurës. Prokurorët kanë hapur një hetim penal ndaj pronarëve të barit. (Fitim Kryeziu, TVM2)
