Mickoski: Masa kundër tregtarëve që abuzojnë me rregullat

04.01.2026 15:48

Kryeministri i vendit Hristijan Mickoski...

Kryeministri i vendit Hristijan Mickoski, ka bërë të ditur se Qeveria nuk mbështetë masat e menjëhershme represive ndaj tregtarëve, por edhe nuk do të lejonë që disa markete të përfitojnë në kuriz të popullatës.

Kryeministri Mickoski paralajmëroi se ankesat deri më tani nuk kanë dhënë rezultate dhe njoftoi se Qeveria do të marrë "masa të ashpra" kundër shitësve me pakicë të produkteve ushqimore që abuzojnë me rregullat dhe vënë fitimin e tyre para qytetarëve.

“Si Qeveri, ne nuk jemi mbështetës të masave të menjëhershme represive, por duhet të dërgojmë një mesazh të qartë deri tek të gjithë ata të cilët sillen në mënyrë të pa drejtë dhe të pa ndërgjegjshme ndaj qytetarëve. Nuk mund të bëhet biznes kur vetëm njëra anë fitonë. Ata duan të bëjnë biznes që ata të përfitojnë dhe qytetarët të humbin, kjo është është biznes. Një rrjet i supermarketeve, duan që Ligjin për Praktikat e Padrejta Tregtare mos t’i zbatojnë, ne të gjitha këto veprime jemi duke i ndjekur, dhe do t’i dokumentojmë, dhe kur te jemi gati të njëjtit do të marrin porosi dhe dënime të ashpra” – u shpreh Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.

Sipas tij në tremujorin e parë të këtij viti, pritet që në Parlament të paraqiten ndryshime legjislative që do të rrisin ndjeshëm gjobat maksimale për rrjetet e shitjes me pakicë që nuk i përmbahen Ligjit për Praktikat e Padrejta Tregtare.

“Në periudhën që do të vije, jemi duke e rishikuar edhe këtë, por kemi disa prioritete tjera në Kuvend siq është agjenda reformuese, por mund të pritet që kjo të kalon gjatë kuartalit të parë të vitit”, - deklaroi Kryeministri, Hristijan Mickoski.

Sot, gjoba më e lartë është 20,000 euro, por pas ndryshimeve të reja, ajo do të bëhet shumë më e rreptë, por sipas Kryeministritpara vendosjes së masave represive duhet fillimishtë tju tërheqet vërrejtja, dhe kur po shihet se këto vërejtje nuk kanë efektin e dëshiruar, duhet të parashihen masa ligjore. (Fitim Kryeziu, TVM2)