Arrestimi i Nicolas Maduro, Mickoski: Qeveria qëndron krah veprimeve të SHBA-ve
Arrestimi i presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro...

Arrestimi i presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, nga SHBA për lidhje me krimin e drogës, ka shkaktuar reagime të shumta politike në vend. Kryeministri Hristijan Mickoski teksa tha se Qeveria qëndron krah argumenteve dhe veprimeve të SHBA-ve në Venezuelë shtoi se figura politike evropiane ishin të heshtura kur Maqedonia përballohej me probleme si çështjet e emrit dhe flamurit.
“Ne si Qeveri absolutishtë qëndrojmë pas argumenteve dhe veprimeve të aleatit tonë strategjik SHBA. Por ajo mua që me shqetëson, dhe me ka shqetësuar ka qenë heshtja absolute e ketyre vendeve europiane e kishin në të kaluarën, kur e drejta ndërkombëtare kërcënoheshte dhe u shkelte mbi Maqedoninë dhe popullin e saj. Atëherë ishin të heshtur, ndërsa tanië përnjëherë të gjithë deklarojnë se po kërcënohet e drejta ndërkombëtare” – u shpreh Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.
LSDM: Mickoski në grupin e miqësisë, Orban,Vuçiq, Maduro
Partia opozitare LSDM ka theksuar se para veprimit të SHBA-së, disa politikanë dhe shtete evropiane ishin mbështetës dhe zhvillonin bashkëpunim me Nicolas Maduron.
LSDM ka përmendur miqtë e ngushtë të Kryeministrit Mickoski, si Viktor Orbán në Hungari dhe Aleksandar Vuçiç në Serbi, duke i cilësuar ata si partnerë të ngushtë të tij, përveç lidhjeve të mundshme me partnerët e biznesit të Mickoskit.
“Vuçiç njoftoi bashkëpunim të ngushtë me Maduron vetëm disa muaj më parë, dhe Hungaria, e udhëhequr nga Orban, ishte mbështetëse e tij. Qytetarët janë shumë të vetëdijshëm për lidhjen midis DPMNE-së së Hristijan Mickoskit dhe PPS-së së Vuçiçit. Mickoski zbaton të njëjtin skenar si "xhaxhai" i tij Vuçiç, ekzistojnë edhe marrëdhëniet e biznesit që LSDM zbuloi përmes skandalit me Alta Bankën. Në intervistën e tij të fundit, Mickoski flet edhe për "mikun e tij të ngushtë Viktor Orban", të cilin BE e akuzon për korrupcion.” – thuhet në komunikatën e LSDM.
Fetai: Mbështes arrestimin e Maduros
Ndërkohë edhe Zëvendëskryeministri Arben Fetai, ka thënë se mirëpret vendimin historik dhe të guximshëm të presidentit amerikan Donald Tramp për arrestimin e presidentit të Venezuelës, Nikolas Maduro, duke i dhënë fund një regjimi autoritar që ka ushqyer rrjete narkotrafiku dhe ka kërcënuar sigurinë rajonale e botërore.
Në mbështetje të veprimit të SHBA ka dalë edhe lideri I BDI-së, Ali Ahmeti. Sipas tij BDI, mbështet Presidentin Donald Trump dhe angazhimin e SHBA-së përballë regjimeve autoritare dhe strukturave kriminale që kërcënojnë lirinë, demokracinë dhe sigurinë globale.
Sipas Ahmetit popujt meritojnë të jetojnë të lirë, me institucione demokratike dhe sundim të ligjit, jo nën frikë dhe represion. (Fitim Kryeziu, TVM2)
