Kosovë, KQZ: Numërohen 25% e votave përmes postës

04.01.2026 16:56

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka bërë të ditura të dhënat më të reja nga Qendra e Numërimit të Rezultateve lidhur me votimin me postë.

Sipas rezultateve të përpunuara deri më tani, rreth 25 për qind e votave janë numëruar, ku Lëvizja Vetëvendosje po dominon bindshëm me 69.52 për qind të votave, përkatësisht 4 mijë e 327 vota, njofton Dukagjini.

Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 702 vota ose 11.28 për qind, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës zë vendin e tretë me 587 vota, që përbëjnë 9.43 për qind të totalit.

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri më tani janë numëruar 23 nga 92 kuti, apo rreth 25 për qind e votave me postë.

Procesi po zhvillohet gradualisht dhe rezultatet mbesin ende preliminare.