Gara për Gostivarin, Bejta premton investime në shkolla dhe çerdhe
Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Gostivarit, Nevzat Bejta...

Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Gostivarit, Nevzat Bejta, thotë se arsimi në këtë komunë duhet të jetë cilësor dhe i pavarur.
Ai njëherit premton rikonstruimin e shkollave dhe çerdheve ekzistuese, si dhe ndërtimin e shkollave dhe çerdheve të reja.
Poashtu, Bejta premton shfrytëzim racional të mjeteve që ndahen nga minsitria e Arsimit, për arsimtarët dhe transportin e nxënësve.
“Sa i takon arsimit, duhet të jetë i pavarur, i depolitizuar dhe të ketë arsim cilësor. Paratë që vijnë nga fondi i ministrisë së Arsimit do të shfrytëzohen për ndërtimin e shkollave, rikonstruimin e shkollave dhe çerdheve. Të gjitha paratë do të shfrytëzohen për mësimdhënësit dhe për transportin e nxënësve.” – është shprehur kandidati i VLEN për kryetar të Gostivarit, Nevzat Bejta.
Bejta njëherit ka fajsuar drejtuesit e mëparshëm të komunës së Gostivarit, përfshi këtu kundër kandidatin e tij, se kanë bërë keqpërdorimin e mjeteve për transportin e nxënësve. (Naim Sinani, TVM2)
