Gara për Vrapçishtin, Shabani në Sanakos dhe Gradec
Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar të komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani...

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar të komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, ka vazhduar takimet me qytetarë, me ç’rast ka qëndruar në fshatrat, Sanakos dhe Gradec.
Ai me këtë rast, është shprehur i kënaqur nga mbështetja që po merr gjatë takimeve me qytetarët, duke thkesuar se kjo i shërben si motiv shtesë për të vazhduar me prezentimin e programit të tij për drejtimin e komunës së Vrapçishtit në katër vitet e ardhëshme.
“Sanakosi na dha mbështetje të madhe dhe energji fituese. Faleminderit për mikpritjen dhe besimin. Bashkë, deri në fitoren e madhe! Mbështetja e qytetarëve është motivim shtesë për të vazhduar me angazhimin dhe prezentimin e programit të AKI-së për zhvillimin e komunës dhe përmirësimin e jetës së përditshme të banorëve. Mbështetje e jashtëzakonshme, energji që nuk ndalet. Besim i plotë në vizionin tonë edhe në Gradec. Faleminderit rinia e fshatit Gradec. Së bashku drejt fitores së madhe”, theksoi Isen Shabani, kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar të komunës së Vrapçishtit.
Ai beson se më datë 11 janar do të përsëritet rezultati i Zgjedhjeve të 19 tetorit. (Merita Gashi, TVM2)
