Gara për Vrapçishtin, Demiri mbajti tubim në Gradec

04.01.2026 18:26

Kandidati i pavarur për kryetar të komunës së Vrapçishtit, Zualhajrat Demiri...

Kandidati i pavarur për kryetar të komunës së Vrapçishtit, Zualhajrat Demiri, në bashkëorganizim me koalicionin Vlen, mbajti tubim në vedbanimin e Gradecit, prej ku premtoi se nëse më 11 janar merr mandatin për ta drejtuar komunën, përfundimisht do të zgjidhet çështja e ujit të pijshëm, e cila është dashur të zgjidhet që para një dekade.

“Më vjen turp të dalim para jush dhe të tregojmë premtime që do ta bëjmë ujin e pijshëm i cili duhej të jetë i zgjidhur një dekadë  më herët, para se ne të vijmë këtu. Unë besoj se Vrapçishti dhe këta të rinjë nuk meritojnë që fëmijët e tyre të pijnë ujë nga Llofka, por kemi politikan të cilët erdhën dhe kërkuan votën me të njejtat premtime.” – u shpreh kandidati i pavarur për kryetar të Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri.

Në mbështetje të kandidaturës së Zulhajrat Demirit për kryetar të komunës së Vrapçishtit,  folën edhe liderët e koalicionit Vlen, Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Bekim Sali. (Merita Gashi, TVM2)