Maqedoni
Parashikimi i motit
05.01.2026 08:57
Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu...

Sot moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me reshje të herëpashershme lokale shiu. Do të fryjë erë e moderuar, në disa vende e përforcuar, nga drejtimi jugor.
Temperatura minimale do të lëvizë nga 4 deri në 9°C, ndërsa ajo ditore nga 5 deri në 13°C.
Në Shkup, mot i ndryshueshëm me vranësira me kushte për reshje të herëpashershme shiu. Do të fryjë erë e moderuar, herë pas here e përforcuar, nga drejtimi jugor.
