Maqedoni
Qarkullimi zhvillohet pa pengesa, në rrugë kryesisht të thata
05.01.2026 09:11
Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, në rrugë kryesisht të thata, informon LAMM....

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, në rrugë kryesisht të thata, informon LAMM. Nga data 15.11.2025 ka filluar obligimi ligjor për posedimin e pajisjes dimërore në automjete, pavarësisht kushteve momentale të motit. Ky obligim do të zgjasë deri më 15.03.2026.
Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë zonave urbane është i moderuar. Në pikat kufitare, nga ana maqedonase, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit rrugor dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, ultësira lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen posaçërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
