Maqedoni
Kuvendi po digjitalizohet – vendoset mjet për qytetarët për të marrë informacionet e nevojshme për seancat plenare
05.01.2026 09:31
Në ueb-faqen e Kuvendit është vendosur një mjet i inteligjencës artificiale...

Në ueb-faqen e Kuvendit është vendosur një mjet i inteligjencës artificiale, përmes të cilit u mundësohet qytetarëve që, në çdo kohë, duke futur lidhje të disponueshme nga përmbajtjet e kanalit në YouTube të institucionit ligjvënës, të komunikojnë me një asistent të IA-së dhe të marrin informacionet e nevojshme për seancat plenare, komisionet apo përmbajtje të tjera.
Për momentin, ky mjet është në fazë testimi dhe nuk është e mundur përdorimi i tij për të gjitha seancat e Kuvendit, ndërsa pritet të tregojë se sa i dobishëm do të jetë për qytetarët, shpjegon për MIA zëvendëssekretari i përgjithshëm i Kuvendit, Boban Stojanoski.
Ai thekson se Kuvendi punon vazhdimisht në digjitalizim dhe se me integrimin e teknologjive të reja, institucioni ligjvënës do të vendosë themele të qëndrueshme për një transformim të plotë digjital, gjë që do ta bëjë atë një institucion më të qasshëm dhe më të hapur për qytetarët.
