Maqedoni

Çair, vendime për të gjithë të punësuarit në kopshtin e fëmijëve ,“Fidani”

01.06.2015 14:30

Në ditën ndëkombëtare të fëmijëve, një lajm i mirë për edukatoret e kopshtit Fidani në Cair...

41 të punësuarat e deritanishme me kontrata në vepër, do të marrin përfundimisht vendime të përherëshme pune. 
 
Drejtoresha e këtij kopshti Rabije Loku,  thotë se tashmë komuna e Cairit ka marrë lejen nga Ministria e Financave, disa nga vendimet janë marrë, të tjerat do të ndahen në 3 faza ashtu sic përcakton ligji
 
“Tashmë kemi marrë konfirmimin nga kryetari i komunës së Cairit, z Izet Mexhiti, se e gjithë të punësuarit në kopshtin Fidani,  do të marrin vendime pune. Janë 41 vendime që do të ndahen në faza. Faza e parë dhe e dytë, përfshijnë  14 të punësuara,  faza e tretë 13 vendime. Vendimet e fazës së parë do të jepen tani, disa I kemi marrë, faza e dytë  do të realizohet në dhjetor 2015, faza e tretë në shtator të 2016”, sqaron Rabije Loku,  Drejtoreshë e kopshtit "Fidani” në Çair .