Hendboll, Maqedonia e gatshme për ‘Euro 2026”
Përfaqësuesja e Maqedonisë në hendboll për meshkuj, dalngadal po përfundon përgatitjet para ndeshjeve të fazës së garave në grupe në “Euro2026”.

Përfaqësuesja e Maqedonisë në hendboll për meshkuj, dalngadal po përfundon përgatitjet para ndeshjeve të fazës së garave në grupe në “Euro2026”. Të përzgjedhurit e trajnerit Llazarov, janë të vetëdijshëm se janë në një grup jashtëzakonisht të fortë, por në të gjitha prononcimet e tyre paralajmërojnë se evropian nuk shkojnë me flamur të bardhë. Faza e parë e përgatitjeve fizike ka marr fund dhe tani po punohet në aspektin taktik për vendosjen e lojës.
Para nisjes së “Euro 2026”, përfaqësuesja e vendit do ketë mundësi të zhvillojë tri ndeshje kontrolluese në turne me Zvicrën Ukrainën dhe Bahreinin. “Euro 2026” për Maqedoninë, do nis zyrtarisht me 16 janar me ndeshjen me Danimarkën dhe në përbërje të grupit do jenë edhe Portugalia që gjendet në kreun e hendbollit botëror dhe Rumania, që nga ky evropian kërkon të kthehet në dyer të mëdha të hendbollit global. (Gazetar: Safet Admei)
