"Dejli Telegraf": Ballkanasit e kontrollojnë nëntokën në Australi
Nëntokën në Australi e kontrollojnë kriminelët nga vendet ballkanike, të cilët mbajnë lidhje me grupet kriminele në Kolumbi, Meksikë dhe me shumë shtete aziatike, bëri të ditur gazeta "Dejli Telegraf"...

Sipas gazetës, një hulumtim i madh i "Njuz Korp" zbulon se njëri prej narko kartelëve më të mëdhenj në botë i stacionuar në Australi, e udhëheqin njerëz nga Ballkani.
Me këtë kartel udhëheqin imigrantët nga ish-Jugosllavia të cilët në të kaluarën ishin "figura të njohura të nëntokës" dhe të cilët nga vitet e 90-ta të shekullit të kaluar bazë të tyre kanë gjetur në lagjen e Sidneit, Kings Kros, i cili është i njohur me jetën e pasur të natës, por edhe me krimin e zgjeruar, thekson gazeta.
Sipas njohurive policore, këta kriminelë nga mesi i dekadës së kaluar e kanë braktisur Australinë dhe janë kthyer në Ballkan, por më vonë sërish kanë arritur në tokën australiane, duke formuar rrjet kriminel i cili është zgjeruar nëpër tërë botën.
Një përfaqësues i policisë thotë se kjo organizatë kriminele paraqet kërcënim më të madh për Australinë, falë lidhjeve të fuqishme, disiplinës dhe ndikimit ndaj bashkësisë lokale.
Me kartelin gjoja udhëheq Vaso Uliq nga Kings Kros, i cili është zhvendosur në Australi në vitin 1979. Karteli, sipas njohurive policore, në vit trafikon të paktën gjashtë tonë drogë, para së gjithash kokainë dhe ekstaza. Lëndët narkotike e kanë prejardhjen nga Amerika Jugore dhe përmes kartelit, përveç në Australi, distribuohen edhe në Evropë, Kinë dhe Nigeri.
