Hajduku dominon në rajon, Shkëndija më e shikuara në vend

05.01.2026 13:11

Pas përfundimit të sezonin vjeshtor në të gjitha ligat e dala nga ish shteti i përbashkët Jugosllavia

Pas përfundimit të sezonin vjeshtor në të gjitha ligat e dala nga ish shteti i përbashkët Jugosllavia, është bëri publike lista e 20 klubeve më të shikuara në rajon në ndeshjet që kanë luajtur si vendas. Shifrat tregojnë atë se Hajduk Split, dominon në këtë renditje – shkruan “Stadiumet dhe Arenat” në faqen e tyre të  instagramit e që ndjeket nga 16 mijë vizitore.
 
“Poljudin” gjat ndeshjeve të Hajduk Split në 9 ndeshjet e vjeshtës e kanë vizituar 213.508 shikues me 69,3%  ose me një mesatare prej 23.723 shikues në një takim. Asnjë skuadër në rajon as përsëafërmi nuk arrin këto shifra. Kroacia ka më shumë skuadra përfaqësuese në “Top 20”, ose 8 sipas shikueshmërisë dhe me këtë stadiumet kroate janë më të mbushura në rajon. Bosnja e Hercegovina dhe Serbia, kanë nga pesë përfaqësues në mesin e 20 klubeve më të shikuara, ndërsa sllovenët kanë tre klube dhe shifrat e tyre janë stabile, e që vërteton faktin se kampionati slloven ka një bazë të ulët aktive të shikuesve. Maqedonia dhe Mali i Zi, në këtë renditje të “Stadiumet dhe Arenat”, për fat të keq nuk kanë asnjë përfaqësues në “TOP 20”, sipas shikueshmërisë.
 
Skuadra më e shikuar në vend është Shkëndija, me një mesatare prej 1.875 shikuesve për një ndeshje ose 15.000 mijë shikues kanë ndjekur 8 ndeshjet e tetovarë në ndeshjet e luajtur në fushën e tyre. Shikueshmëri më të vogël në rajon por më të madhe në Malit të Zi, e ka Buducnosti me mesataren prej vetëm 617 shikuesve për ndeshje. (Gazetar: Safet Admei)