Legjionarët, Rrahmani me rekord në seria A

05.01.2026 13:14

Amir Rrahmani ka shënuar tjetër gol në Serie A dhe ka vendosur rekord. Vedat Murici e ka shënuar golin e dhjetë sezonal në La Liga....

Napoli triumfoi me rezultatin 0-2 ndaj Lazios në ndeshjen e Serisë A, ku protagonist ishte, Amir Rrahmani, i cili shënoi golin e dytë. Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 18-të të elitës italiane. 
 
Për Rrahmanin ishte goli i parë i edicionit në Serie A. Por në pesë edicionet e fundit, nga ai 2021/2022 e tutje, kapiteni i Kosovës i ka 11 gola në kampionatin e Italisë. Asnjë mbrojtës tjetër i qendrës nuk ka shënuar kaq shumë gola në Serie A gjatë kësaj periudhe.
 
Muriqi e shënon golin e dhjetë sezonal
 
Vedat Muriqi e ka nisur vitin me gol, por që nuk ishte i mjaftueshëm për Mallorcan. Të dielën mbrëma, Mallorca pësoi 2:1 në shtëpi nga Girona. Muriqi në fund të ndeshjes nxori penallti, të cilën e shndërroi në gol në minutën e 91-të për 2:1. Ky ishte goli i 10-të i Muriqit në Spanjë, duke qenë golashënuesi i tretë më i mirë pas Ferran Torres dhe Kylian Mbappe.
 
Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e 18-të të La Ligas. Mallorca ishte pa humbje në katër ndeshjet e kaluara në kampionatin spanjoll. (Gazetar: Safet Admei)