Maqedoni

KShZ: Rrumbullakohen aktivitetet për zgjedhjet

05.01.2026 14:57

KShZ-ja rrumbullakon aktivitetet për zgjedhjet e përsëritura lokale të 11 janarit në katër komuna...

KShZ-ja rrumbullakon aktivitetet për zgjedhjet e përsëritura lokale të 11 janarit në katër komuna: Gostivar, Mavrovë – Rostushë, Qendër Zhupë dhe Vrapçisht. Anëtarët miratuan udhëzuesin e votimit i cili parashikon kushtet e votimit, por edhe ndalesat sikurse votimi në grup, fotografimi i fletëvotimit, si dhe votimi për dikë tjetër.
 
“Pasi zgjedhjet janë shpallur më 17 nëntor dhe do të mbahen më 11 janar, këshilli zgjedhor dhe votuesit, të gjithë të cilët afati i skadimit të vlefshmërisë së pasaportës apo letërnjoftimit u ka kaluar më 17 nëntor, deri në 11 janar do të llogariten si të vlefshme. Pjesa tjetër është pjesë e njëjtë e udhëzimit në mënyrën se si bëhet identifikimi i votuesve.”, - deklaroi anëtarja e KShZ-së, Ditmire Shehu.
 
KShZ-ja gjithashtu miratoi edhe pagesën e shpenzimeve të personave të angazhuar për transportin e materialit dhe pajisjeve zgjedhore.
 
“Financat do të dedikohen për dorëzimin e materialit zgjedhor, sikurse fletëvotimet dhe listat zgjedhore, si dhe mjetet për identifikim biometrik. Është vendim i zakontë, të cilën KShZ-ja e miraton, por është i rëndësishëm për procesin e votimit që është në fazë përfundimtare.”, - theksoi anëtari i KShZ-së, Angellçe Ristov.
 
Në seancën e sotme dritë jeshile iu dha edhe planit financiar për vitin 2026 në vlerë prej 153 milionë e 196 mijë denarë. 103 milionë e 196 mijë denarë do të jenë për shpenzime rrjedhëse, ndërsa 50 milionë denarë do të ndahen për programin zgjedhor dhe proceset zgjedhore.
 
MERAL ISMAILI