Botë

Ka përfunduar identifikimi i viktimave të zjarrit në Kran-Montana, 9 janari është shpallur ditë zie

05.01.2026 15:48

Ka përfunduar identifikimi i të gjitha 40 viktimave të zjarrit që shpërtheu gjatë festës së Vitit të Ri në Kran-Montana....

Ka përfunduar identifikimi i të gjitha 40 viktimave të zjarrit që shpërtheu gjatë festës së Vitit të Ri në Kran-Montana. Shumica e të ndjerëve, të moshës nga 14 deri në 39 vjeç, janë shtetas zviceranë (21 persona), ndërsa 19 të tjerë janë nga Italia, Belgjika, Portugalia, Rumania, Turqia, Serbia dhe Maqedonia. Nga 119 të plagosurit, 6 ende nuk janë identifikuar. 35 prej tyre, me djegie të rënda, janë transferuar për mjekim në vendet fqinje.
 
“Ekziston një trishtim i madh. Por, nuk duhet t’i harrojmë të gjithë ata që janë plagosur dhe të gjitha familjet që do të duhet të jetojnë me këtë dhimbje, si dhe të gjithë të rinjtë tanë. Dua vetëm të them se duhet të kujdesemi për të rinjtë tanë, të mos i harrojmë, sepse ata janë e ardhmja jonë. Është e rëndësishme të jemi të lidhur me njëri-tjetrin, sepse të gjithë jemi prindër; këta janë fëmijët tanë. Kaluam shumë kohë duke u përpjekur të kuptonim nëse njerëzit që njihnim, fëmijët, shokët e fëmijëve tanë, fëmijët e miqve tanë, ishin mirë.”, - deklaroi banorja e Kran-Montanës, Keti Premër.
 
Hetimet për zjarrin janë përqendruar në cilësinë e shkumës akustike në bar, për të cilën dyshohet se ka shkaktuar përhapjen vdekjeprurëse të flakëve. Autoritetet kanë hapur procedurë penale ndaj menaxherëve të barit, Xhesika dhe Zhak Moreti, të akuzuar për vrasje, lëndime trupore dhe shkaktim zjarri nga pakujdesia. Autoritetet zvicerane e kanë shpallur të premten ditë zie kombëtare, me kambanat e kishave që do të bien në orën 14:00, ndërsa do të fillojnë edhe ceremonitë mortore për viktimat.
 
FITORE NAGAVCI