Maqedoni

Limani, aktivitete parazgjedhore në disa vendbanime

05.01.2026 16:05

Limani ka vazhduar fushatën në Banjishnicë, Fazaneri, Simnicë, Gjenovicë dhe Zdunjë....

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar të Gostivarit, Valbon Limani, ka vazhduar fushatën në Banjishnicë, Fazaneri, Simnicë, Gjenovicë dhe Zdunjë. Limani prezantoi projektet e programit të tij për zhvillimin e kësaj komune. Limani thotë se programi i tij përmban masa konkrete, të cilat do të nisin të zbatohen menjëherë pas 11 janarit.
 
“Prezantoj masa të reja po aq konkrete të cilat do të zbatohen menjëherë me ardhjen tonë në komunë. Investimi në ekonomi, rini, gra, familje dhe arsim nuk është premtim, është plan i qartë veprimi, ashtu siç e zbatuam me sukses vendimin për mbështetjen e familjeve me fëmijë të porsalindur, edhe këto masa do të zbatohen pa vonesë, për një Gostivar më të drejtë, më të fortë dhe më të zhvilluar.”, - deklaroi kandidati i AKI-së për kryetar të Gostivarit, Valbon Limani. 
 
Limani theksoi se pa bashkëpunim të ngushtë me komunitetet lokale nuk ka zhvillim real dhe prioriteti i tij mbetet përmirësimi i drejtpërdrejtë i jetës së përditshme të banorëve të Vrapçishtit.
 
GYLTENE SINANI