Shkëndija prezanton Drilon Islamin

05.01.2026 16:10

KF Shkëndija gjatë ditës së sotme...

KF Shkëndija gjatë ditës së sotme ka prezantuar mesfushorin defenaziv, Drilon Islami.

25 vjeçari në Tetovë vjen pasi shkëputi kontratën me skuadrën rumune të Kluzh, aty ku nuk arriti që të tregojë cilësitë e tij.

Ai me Kluzh nuk regjistroi asnjë paraqitje, pavarësisht se u transferua me shumë bujë verën e vitit që lamë pas nga rradhët e FC Prishtinës, aty ku kishte shkëlqyer në elitën e futbollit kosovar.

Islami ishte një lider i padiskutueshëm te Prishtina, ashtu që drejtuesit e Shkëndijës besojnë në rikthimin e tij të fuqishëm, këtë herë me fanellën “kuqezi”.

Drilon Islami, pasi kaloi testet mjekësore me sukses, me Shkëndijën firmosi kontratë për dy vite e gjysmë.

Shkëndija do të jetë klubi i tij i pestë në karrierë, pasi përveç me Prishtinën dhe Kluzh, ai ka luajtur edhe me skuadrën e vendlindjes së tij, Ferizajin dhe Dritën e Gjilanit.