Maqedoni

Zgjedhjet e përsëritura për kryetar komune, votohet edhe në Mavrovë-Rostushë e Qendër Zhupë

05.01.2026 16:13

Më 11 janar do të votohet për kryetar komune edhe në Mavrovë dhe Rostushë, si dhe në Komunën e Qendër Zhupës....

Më 11 janar do të votohet për kryetar komune edhe në Mavrovë dhe Rostushë, si dhe në Komunën e Qendër Zhupës.
 
Në garë për kryetar të Komunës së Mavrovës dhe Rostushës janë kandidati i propozuar nga LSDM-ja dhe koalicioni, Anes Ahmeti, si dhe kundërkandidati i tij, i propozuar nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni, Oner Jakuposki.  Ndërsa për kryetarë të Komunës së Qendër Zhupës garon kandidati i vetëm, Arijan Ibaim, i propozuar nga Partia Demokratike Turke.