Maqedoni
Sulmohet fizikisht një punonjës në pikë pagesën e "Petrovecit"
05.01.2026 16:41
MPB njofton se një punonjës në pikë pagesën "Petrovec" të Shkupit...

MPB njofton se një punonjës në pikë pagesën "Petrovec" të Shkupit është sulmuar nga një person.
"Më 05.01.2026 në orën 01:02, SPB Shkup ka marrë njoftim se në pikën pagesore "Petrovec" në Shkup, punonjësi N.A. (45) është sulmuar fizikisht nga një person i cili ka përdorur një objekt qelqi dhe i ka shkaktuar lëndime, pas së cilës me automjetin "Mercedes" me targa të Shkupit ka thyer rampën dhe është larguar.
Po ndërmerren masa për sqarimin e rastit, pas së cilës do të paraqitet një raport përkatës", thuhet në njoftimin e MPB-së.
