Maqedoni

Përkujtohet martiri Naser Ajvazi

01.06.2015 16:01

Sot u përkujtua martiri Naser Ajvazi, rënë duke mbrojtur popullin në Haraçinë, mè 1 qershor, 2008..

Nderimet filluan në Kompleksin Memorial në Araçinë, ku u shpalosën kujtime, fjalime, mesazhe dhe u radhitën kurora e lule pranverore, nga familjet e dëshmorëve, luftëtarët, veprimtarët nga të gjitha viset tona.
 
Në fillim, me lulet e sjellura nga vedlindja, ftoi të praniishmit që të nderojnë të rënët me një minutë heshtje Fatmir Limani. Pasoi  imami i vendit dhe miku i tij, të bëjë lutjen shpirtërore. Vazhdoi ish- zëdhënësi i UÇK, Nazmi Beqiri. Në emër të SHVL-UÇK, foli  Fazli Veliu, i cili me vlerësimet e Shoqatës, udhëzoi kryetarin e komunës, që të veprojnë të bashkuar.
 
Mesazhet e të gjithëve, që e morën fjalën, ìshin: Të realizohen qëllimet e të rënëve, të mësojnë e përparojnë familjet, gjeneratat e reja.