Maqedoni

Kaos në Venezuelë pas arrestimit të Maduros, të shtëna me armë pranë pallatit presidencial

06.01.2026 09:20

Venezuela u përfshi nga kaosi të hënën në mbrëmje pas raportimeve për të shtëna me armë zjarri...

Venezuela u përfshi nga kaosi të hënën në mbrëmje pas raportimeve për të shtëna me armë zjarri pranë pallatit presidencial në Karakas, pas rrëzimit të menjëhershëm nga detyra të presidentit Nikolas Maduro.

Të shtënat nisën rreth orës 01:30 të mëngjesit sipas kohës italiane dhe vazhduan me intensitet të lartë për më shumë se gjysmë ore. Më pas, autoritetet u shprehën për një televizion lokal se “situata është nën kontroll”. Sipas disa burimeve, incidenti mund të jetë shkaktuar pasi dy dronë janë parë duke fluturuar mbi pallatin presidencial, çka ka shtuar frikën për një ndërhyrje të re amerikane. Kjo dyshohet se ka çuar në reagimin e forcave të sigurisë dhe aktivizimin e armëve kundërajrore për mbrojtjen e institucioneve shtetërore. Autoritetet venezueliane nuk kanë dhënë ende një sqarim të detajuar mbi shkaqet e të shtënave, ndërsa situata në kryeqytet mbetet e tensionuar.