Maqedoni

Parashikimi i motit

06.01.2026 10:21

Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të herëpashershme lokale shiu...

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me reshje të herëpashershme lokale shiu. Do të fryjë erë mesatare, në disa vende herë pas here e përforcuar nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 7 deri në 11°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 11 deri në 14°C.
 
Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, me kushte për reshje të herëpashershme shiu. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të zbresë në 9 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 13°C.
 
Të mërkurën priten reshje shiu, lokalisht më të bollshme mbi 25 litra për metër katror, veçanërisht pasdite dhe gjatë natës, kur në pjesët perëndimore do të kalojnë në borë. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi jugor (mbi 60 kilometra në orë).
 
Për shkak të depërtimit të ajrit më të ftohtë dhe erës së përforcuar veriore, të enjten reshjet do të jenë kryesisht borë. Në pjesët perëndimore pritet të formohet shtresë e re bore. Të premten do të ketë stabilizim të përkohshëm të motit, ndërsa gjatë ditëve të fundjavës sërish priten reshje lokale shiu dhe bore.