Maqedoni
Qarkullimi i pandërprerë, në rrugë kryesisht të lagështa
06.01.2026 10:39
Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, në rrugë kryesisht të lagështë....

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, në rrugë kryesisht të lagështë. Intensiteti i qarkullimit në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare nga ana maqedonase nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, njofton LAMM.
Rekomandohet shpejtësi e përshtatur e lëvizjes, respektim i sinjalistikës rrugore dhe drejtim i kujdesshëm i automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Është në fuqi obligimi ligjor për posedim të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht kushteve aktuale të motit.
