Botë

Papa Leone mbyll portën e shenjtë të bazilikës së Shën Pjetrit

06.01.2026 11:37

Papa Leone XIV ka mbyllur zyrtarisht Portën e Shenjtë të Bazilikës së Shën Pjetrit...

Papa Leone XIV ka mbyllur zyrtarisht Portën e Shenjtë të Bazilikës së Shën Pjetrit, duke shënuar përfundimin e Jubileut 2025, i dedikuar shpresës. Porta e famshme ishte hapur nga Papa Françesku më 24 dhjetor 2024, duke nisur një vit ngjarjesh jubilarë dhe vizitash nga miliona pelegrinë nga e gjithë bota.
 
Sipas policisë së Romës, në sigurimin e ngjarjeve jubilarë janë angazhuar mbi 70.000 forca të rendit, duke përfshirë policinë, karabinierët, Gardën e Financës, policinë lokale, shërbimet e mbrojtjes civile dhe operatorët e transportit publik dhe urgjencës. Kuestori i Romës, Roberto Masuci, theksoi se përpjekja për sigurimin e ngjarjeve ishte rezultat i një koordinimi të gjerë institucional.
 
“Siguria e miliona pelegrinëve është rezultat i punës së bashkuar të të gjitha institucioneve – nga policia dhe karabinierët, deri tek shërbimet e emergjencës dhe transportit publik.”, tha Masuci. Gjatë Jubileut 2025, më shumë se 33 milionë pelegrinë kanë vizituar Romën, duke bërë të nevojshme një përkushtim të jashtëzakonshëm për menaxhimin e sigurisë dhe rendit.
 
Mbyllja e Portës së Shenjtë shënon një pikë kulmore të vitit jubilar dhe një moment simbolik për komunitetin katolik global, duke përmbyllur një cikël shprese dhe besimi.