Maqedoni
Një shtetas i Maqedonisë ka humbur jetën në një aksident në Serbi
01.06.2015 16:11
Një djalë nëntëmbëdhjetë vjeçar, shtetas i Maqedonisë ka vdekur, ndërsa bashkëudhëtari i tij 21-vjeçar, gjithashtu shtetas i Maqedonisë...

Një djalë nëntëmbëdhjetë vjeçar, shtetas i Maqedonisë ka vdekur, ndërsa bashkëudhëtari i tij 21-vjeçar, gjithashtu shtetas i Maqedonisë, është lënduar në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur dje në fshatin Samolillca, Komuna Bujanoc, në autostradën Nish-Preshevë, transmetojnë mediat serbe.
Deri te fatkeqësia ka ardhur pasi që automjeti motorik "opel astra" me targa të Maqedonisë, është përplasur në një rimorkio për transport të makinerive, e cila ka qenë e parkuar në korsinë për ndalesë.
Në garën e djeshme të basketbollit mes Kumanovës dhe MZT, anëtarët e grupit të tifozëve "Kumani" nuk kanë bërë tifo dhe me heshtje një minutëshe i kanë dhënë respekt anëtarit të tyre dhe bashkëqytetarit, i cili ka humbur jetën në aksidentin në Serbi./mia
