Rajon

Përmbytje nga reshjet në Shqipëri, evakuime në Durrës e Lezhë

06.01.2026 14:31

Mjaftuan pak orë reshje intensive të shiut që Shqipëria të përfshihet nga përmbytjet....

Mjaftuan pak orë reshje intensive të shiut që Shqipëria të përfshihet nga përmbytjet. Më problematike situata është në Durrës, ku janë evakuuar disa familje. Uji ka hyrë në katet e para të pallateve, ndërsa garazhet janë nën ujë. Ura e fshatit Borç rrezikon shembjen, ndërsa në disa zona ka pasur edhe dhembje dherash.
 
Autoritetet arsimore vendosën ndërprerjen e plotë të procesit mësimor në të gjitha ciklet. Edhe autostrada Tiranë-Durrës u përmbyt, duke pamundësuar lëvizjen e automjeteve dhe për pasoja policia e shtetit u detyrua të devijonte qarkullimin.
 
Uji depërtoi edhe në katin e parë të burgut të Durrësit, ku qëndrojnë edhe zyrtarë si kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Stafi i transferoi në katin e dytë. Përmbytje të mëdha pati edhe në qarkun e Lezhës, ku uji vërshoi në rrugë e në banesa, si dhe përmbyti toka bujqësore. Për shkak të motit të keq, ka pasur probleme me qarkullimin në aksin Tepelenë – Gjirokastër, për shkak të rënies së inerteve.
 
LULJETA NDOKA