Maqedoni
Shabani: Projektet do të realizohen bashkë me qytetarët
06.01.2026 15:05
Shabani ka realizuar takim me banorët e fshatit Gradec.

Kandidati për kryetar të Komunës së Vrapçishtit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Isen Shabani, ka realizuar takim me banorët e fshatit Gradec. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, u diskutuan çështje që lidhen me zhvillimin lokal dhe nevojat e komunitetit.
Me këtë rast, Shabani theksoi rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe përfshirjen e tyre në proceset vendimmarrëse.
“Zgjidhjet për komunën duhet të ndërtohen në bashkëpunim me banorët, duke u bazuar në nevojat reale të çdo vendbanimi. Programi im synon përmirësimin e infrastrukturës, shërbimeve komunale dhe krijimin e kushteve më të mira për jetesë në të gjitha vendbanimet e Komunës së Vrapçishtit.”, theksoi Shabani.
Ai ka paralajmëruar vazhdimin e takimeve të tilla edhe në vendbanime të tjera, me qëllim prezantimin e ideve dhe dëgjimin e propozimeve nga ana e qytetarëve të Komunës së Vrapçishtit, lidhur me çështje konkrete të interesit lokal.
GYLTENE SINANI
