Maqedoni

Limani: Do t’i vazhdojmë punët e mira për Gostivarin

06.01.2026 15:15

Limani ka folur për investimet në këtë fshat dhe në Komunën e Gostivarit..

Kandidati për kryetar të Gostivarit nga radhët e Aleancës Kombëtare për Integrim, Valbon Limani, ka vazhduar takimet me qytetarët e vendbanimeve të kësaj komune. Ai mes tjerash ka vizituar edhe Zdunjën, ku ka folur për investimet në këtë fshat dhe në Komunën e Gostivarit në përgjithësi. Duke shpresuar se do të marrë besimin e qytetarëve, Limani tha se pas 11 janarit do të vazhdojnë punët e mira për Gostivarin.
 
“Në Zdunjë gjithmonë kur kthehem ndjehem si në shtëpi, ndoshta gjithë bashkëpunimin që e kemi bërë dhe punët, të cilat i kemi bërë më bënë të ndjehem si në shtëpi. Dua t’ju falënderoj të gjithëve, edhe banorëve të Zdunjës, edhe të lagjes Korabi, për gjënë më të shtrenjtë që na dhatë më 19 tetor, ajo është besimi. Besoj se po ashtu fuqishëm do të na përkrahni edhe tani më 11 janar.”, - deklaroi  kandidati i AKI-së për kryetar të Gostivarit, Valbon Limani.
 
Duke shpalosur programin e tij, Limani ka vënë theksin te investimet në përmirësimin e infrastrukturës, zhvillimin ekonomik lokal dhe rritjen e  cilësisë së  shërbimeve komunale për qytetarët. 
 
GYLTENE SINANI