Hendboll

“Euro 2026”, Maqedonia nesër transferohet në Zvicër

06.01.2026 14:19

Përfaqësuesja e Maqedonisë në hendboll për meshkuj në Shkup...

Përfaqësuesja e Maqedonisë në hendboll për meshkuj në Shkup, iu ka dhënë fund përgatitjeve për “Euro 2026” që nis me 15 janar dhe deri me 1 shkurt do të luhet në Danimarkë, Norvegji dhe Suedi.
 
Trajneri Llazarov, para se ekipi të merte një ditë pushim për shkak të festave fetare me lojtarët e tij theksuan disponimin në nivel të lartë, para ndeshjes hapëse me Danimarkën. “Jam i kënaqur me përgatitjet e deritanishme dhe atmosferën pozitive që kemi.
 
Na presin tri ndeshje kontrolluese të cilat do na shërbejnë për ngritje të formës.”, ka thënë Llazarov. Hendbollistët nesër do transferohen në Vintertur, ku do marrin pjesë në turne dhe këtu do luajnë tri ndeshje. Për Maqedoninë do të jetë ky evropiani i nëntë, por i teti me radhë, ndërsa rezultatin më të mirë pozita e pestë e kishte në “Euro 2012” në Serbi.
 
Titullin e kampionit të kontinetit të vjetër pej para dy viteve e mbron Franca, ndërsa kundërshtari i parë i përfaqësueses së vendit Danimarka është nënkampionë aktuale.