Maqedoni

Bejta: Në vitin e parë do të realizoj 25 projekte

06.01.2026 15:22

Bejta ka paralajmëruar se nëse merr besimin e qytetarëve...

Kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit nga Koalicioni VLEN, Nevzat Bejta, ka paralajmëruar se nëse merr besimin e qytetarëve, që në vitin e parë të mandatit do të realizojë mbi 25 projekte. 
 
“Bashkë me qeverisjen qendrore do të realizojmë për të mirën e qytetit të Gostivarit mbi 25 projekte. Këto projekte do të realizohen në vitin e parë dhe qytetarët do t’i shijojnë, do t’i shohin dhe do të krenohen me punët e mira që do t’i bëjmë në të mirën e tyre. Ne këtë e bëjmë, sepse qytetarët e duan Gostivarin.”, - deklaroi kandidati i VLEN-it për kryetar të Gostivarit, Nevzat Bejta.
 
Në kuadër të aktiviteteve parazgjedhore, Bejta ka realizuar takime me qytetarët në fshatin Debresh, ku ka premtuar se në 100 ditët e para si kryetar komune, do të nisim përgatitjet për zgjidhjen e përhershme të problemit me ujin e pijshëm. Po ashtu ai ka premtuar se do të realizohen edhe të gjitha projektet e parapara për Debreshin.
 
GYLTENE SINANI