Futboll

Legjionarët, Gjimshiti e Rrahmani në formacionin e javës në Seria A

06.01.2026 14:35

Berat Gjimshiti dhe Amir Rrahmani kanë shkëlqyer në javën e 18-të të Seria A...

Berat Gjimshiti dhe Amir Rrahmani kanë shkëlqyer në javën e 18-të të Seria A, duke kontribuar në fitoret e dy ekipeve të tyre, Atalantës dhe Napolit. Kapiteni i kombëtares shqiptare dhe ai i përfaqësueses së Kosovës, janë përzgjedhur në formacionin e javës në Serie A të faqes së njohur, Sofascore.
 
Kapiteni i “kuqezinjve”, Berat Gjimshiti, i cili ishte i jashtëzakonshëm në fitoren e Atalantas 1-0 ndaj Romës, morri notën të lartë nga të gjithë lojtarët e formacionit të javës së 18-të.
 
Ndërsa Kapiteni i Kosovës, Rrahmani që shkëlqeu në fitoren e Napolit në fundjavë ndaj Lazios, teksa edhe shënoi gol u vlerësua me notën 8.0.