Basketboll

NBA, disfatë e rëndë për kampionët në fuqi

06.01.2026 14:52

Natën mes të hënës dhe të martës në NBA u zhvilluan shtatë ndeshje...

Natën mes të hënës dhe të martës në NBA u zhvilluan shtatë ndeshje, ndërsa veçohet disfata e rëndë e kampionëve aktual Oklahoma City Thunder. Skuadra më e mirë se sezonit Oklahoma City, mbërmjen e kaluar luajti ndeshjen e saj më të dobët dhe në teren vendas kundër Charlotte Hornets, ia doli të shënojë vetëm 97 pikë.
 
Disfata me 97:124 ishte e dyta në terren vendas në këtë sezonë. Shai Gilgeous-Alexander  shënoi 21 pikë dhe kjo ishte ndeshja e tij e 108 që ka shënuar më shum se 20 pikë. Tek Charlott Hornets 28 pikë shënoi Brandon Miller.
 
Në ndeshjet e tjera- Kevin Durant luajti kundër ish skuadrës së tij Houston Rockets. Me tri pikët e tija në 1.1 sekond para fundit Phoenix Suns  iu gëzua fitores me 100:97.
 
Basketbollistët e L.A Clippers me 103:102 e mundën Golden State Warriors dhe kështu iu gëzuan fitores së 12-të sezonale. Fitores së 8 në 9 ndeshjet e fundit iu gëzua Boston Celtics.
 
Këta në terren vendas me 115:101 e mundën Chicago Bulls. Denver Nuggets, pas minutave shtesë në transfertë me 124:125 e mundën Philadelphia 76ers.
 
NBA:
Detroit Pistons - Neë York Knicks 121:90
Boston Celtics - Chicago Bulls 115:101
Toronto Raptors - Atlanta Haëks 118:100
Houston Rockets - Phoenix Suns 100:97
Oklahoma City Thunder - Charlotte Hornets 97:124
Philadelphia 76ers - Denver Nuggets 124:125 (vazhdime)
Portland Trail Blazers - Utah Jazz 137:117