Futboll
Vinicius aknohet: Askush nuk më pason
06.01.2026 15:10
Tensionet te Real Madridi u shfaqën gjatë ndeshjes të së dielës kundër Real Betisit...

Tensionet te Real Madridi u shfaqën gjatë ndeshjes të së dielës kundër Real Betisit, dhe Vinicius Junior ishte në qendër të vëmendjes. Pasi u përball me fishkëllima nga tribunat e stadiumit “Santiago Bernabeu” dhe u përplas me Marco Bartran, sulmuesi brazilian u ankua hapur te trajneri i tij Xabi Alonso.
Ai mendonte se shokët e ekipit nuk ia pasonin topin mjaftueshëm, shkruan gazeta “Marca”, duke iu referuar pamjeve të publikuara nga El Día Después.
"Është e pamundur kështu, ata duhet ta pasojnë topin. Këtu të gjithë duan të driblojnë, dhe pastaj më vërshëllejnë. Thuaj diçka. Thuaji këtij djali (Gonzalo) se duhet të ma pasojë topin. Jo gjithmonë, por një herë", tha Vinicius.
