Futboll
Asllani në konkurrencë për lojtarin më të mirë në Bundesligë
06.01.2026 15:26
Janë 16 kandidatë në listën e ngushtë për lojtarin më të mirë të pjesës...

Janë 16 kandidatë në listën e ngushtë për lojtarin më të mirë të pjesës së parë të edicionit 2025/2026 në Bundesligën gjermane. Në mesin e lojtarëve të përzgjedhur nga sajti zyrtar i Bundesligës, është edhe Fisnik Asllani, sulmuesi i Hoffenheimit.
“Nëpërmjet golave, ndërhyrjeve të suksesshme apo pritjeve të shkëlqyera, të gjithë të nominuarit kanë lënë gjurmë në 15 xhirot e para”, shkruan Bundesliga. Pjesë e listës është edhe sulmuesi i Bayernit, Harry Kane.
