Maqedoni
1 Qershori – Festa e Fëmijëve, koncerte nga fëmijët për të rriturit
01.06.2015 16:26
Kopshti “Fidani” organizoi sot në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve një manifestim festiv në sheshin “Skënderbeu”...

Fëmijët recituan, vallëzuan dhe kënduan duke shpalosur kështu para prindërve dhe vizitorëve të Çarshisë së Vjetër atë që kanë mësuar nga edukatorët e tyre gjatë gjithë vitit.
“Është Dita e Fëmijëve”- u shpreh një fëmijë.
“Mini-matura”- theksoi një fëmijë.
“Dita e Fëmijëve”- tha një tjetër fëmijë.
“Sot është Dita e Fëmijëve, festoj mini-maturën”- theksoi një fëmijë.
“Gëzuar mini-maturën”- u shpreh një fëmijë.
Edukatorët thonë se Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve është një simbolikë për të drejtat e fëmijëve, por për ta, si edukatore, çdo ditë është dita e fëmijëve.
Kopshti “Fidani” përgatit shfaqe të tilla me fëmijë gjatë gjithë vitit dhe organizon manifestime të shumta, pasi edukatorët thonë se fëmijët kanë nevojë të shprehen gjatë gjithë vitit.
“Sot Kopshti “Fidani” solemnisht i përcjell fëmijët për në klasë të parë. Ky manifestim është tradicional, për çdo vit e organizojmë me gjithë grupmoshat e fëmijëve, këtu marrin pjesë rreth 200 fëmijë që do të regjistrohen në shtator në klasë të parë”- deklaroi drejtoresha e Kopshtit “Fidani”, Rabie Loku.
Por, sot nuk festuan vetëm fëmijët e kopshteve dhe shkollave të Çairit.
Enkas për këtë ditë është organizuar edhe turne me biçikleta për fëmijët e SOS Fshatit, si dhe aktivitete tjera në kryeqytet.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
