Maqedoni

Buzmi, besimtarët krishterë urojnë për mirëqenie

06.01.2026 16:11

Po festohet Buzmi. Në katedralen qendrore të Shkupit u mbajt liturgji...

Qytetarët ishin në disponim festiv, duke ndjekur traditat sikurse përgatitjet për sofrën e Buzmit dhe duke uruar mirëqenie për një të ardhme më të mirë.
 
“Duhet të shikojmë pak mbrapa, ku jemi, kush jemi, çfarë kemi bërë deri më tani dhe të kritikojmë veten për atë që nuk e kemi bërë e që është dashur dhe më pas të vazhdojmë më tutje.”, - tha një qytetare.
 
“Andaj kemi ardhur këtu, në këtë katedrale që në shpirtin tonë gjithmonë të shikojmë kah të tjerët, të varfrit.”, - tha një qytetare tjetër.
 
Sipas besimit ortodoks, kisha bën thirrje për respekt dhe harmoni në  jetë.
 
“Shpresoj që besimtarët tanë ortodoksë në Maqedoni do të vijnë në katedralet që në orët e hershme të mëngjesit që ta ndajmë gëzimin për lindjen e Krishtit, siç i ngjason të krishterëve.”, - u shpreh një prift.
 
Për të 33-tin vit me radhë, qytetarët e Shkupit shpërndanë degëza buzmi, bukë, raki e ngrohtë dhe çaj. Dhe tradita masive e Buzmit vazhdon. Mbështetja është gjithnjë e më e madhe. Të pranishëm ishin edhe disa nga kryetarët e komunave të Shkupit.
 
“Dua që të gjithëve t’u uroj gëzim, shëndet dhe lumturi në shtëpitë tuaja. Këto festa, nga njëra anë na ofrojnë me Zotin, ndërkaq nga ana tjetër na japin mundësinë që të bashkohemi si popull, e kjo na mungon të gjithë neve. Shpresoj se këtë vit, para shëndetit dhe gëzimit, do të shoqërojë bashkimi.”, - theksoi kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski.
 
Aktivitetet festive vazhduan në pritje të ngjarjes kulminante, sipas besimit krishterë, lindjes së Krishtit.
 
FITIM KRYEZIU