Maqedoni

Qarkullimi në rrugë zhvillohet pa pengesa, mbi rrugë të lagësht

07.01.2026 11:35

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, mbi rrugë kryesisht të lagësht....

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, mbi rrugë kryesisht të lagësht.
 
Nga data 15.11.2025 ka filluar detyrimi ligjor për posedimin e detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht kushteve aktuale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15.03.2026.
 
Intensiteti i qarkullimit në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare, nga ana maqedonase, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
 
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektimin e sinjalizimit rrugor dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen posaçërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
 
Segmenti rrugor Ohër – Resnjë përmes Parkut Kombëtar Galiçica, nga data 21.11.2025 deri më 31.03.2026, do të jetë i mbyllur për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve.