Maqedoni

Riti fetar mbi automjetet policore, MPB nis hetim

07.01.2026 12:12

Fotografitë, të cilat ditët e fundit u përhapën në rrjetet sociale, shkaktuan reagime të ashpra në opinionin publik....

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale po ndërmerr masa dhe aktivitete përkatëse për përcaktimin e plotë të rrethanave që lidhen me fotografitë në të cilat shihet një rit fetar mbi automjete zyrtare policore, brenda rrethit të Ministrisë.
 
“Lidhur me fotografitë e publikuara për të cilat pyesni, Ministria e Punëve të Brendshme ju informon se Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale pranë MPB-së po ndërmerr masa dhe aktivitete përkatëse për përcaktimin e plotë të rrethanave, pas së cilës publiku do të informohet në mënyrë të duhur.”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
 
Fotografitë, të cilat ditët e fundit u përhapën në rrjetet sociale, shkaktuan reagime të ashpra në opinionin publik. Në to shihet një prift duke kryer një rit fetar dhe duke bekuar automjete zyrtare në oborrin e MPB-së, ndërsa janë të pranishëm edhe punonjës policorë. 
 
Reagime të ngjashme në opinion pati edhe një vit më parë, kur u krye një rit fetar në Kuvend. Nga MPB-ja paralajmërojnë se pas përfundimit të procedurës për përcaktimin e fakteve, publiku do të informohet shtesë.