Maqedoni

Strugë, Qyra realizon premtimet, donacione për mjedisin dhe shëndetësinë

07.01.2026 13:54

Qyra ka filluar zbatimin e projekteve parazgjedhore, duke dëshmuar përkushtimin e tij ndaj angazhimeve të marra....

Kryetari i Komunës, Mendi Qyra, ka filluar zbatimin e projekteve parazgjedhore, duke dëshmuar përkushtimin e tij ndaj angazhimeve të marra. Në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme, Qyra ka nisur realizimin e projekteve konkrete që synojnë përmirësimin e infrastrukturës, mbrojtjen e mjedisit dhe rritjen e cilësisë së jetës për qytetarët.
 
“Sigurisht që Komuna e Strugës, bashkë me stafin dhe administratën, vazhdon me punën e saj duke realizuar projekte që janë në kuadër të Qeverisë, siç është rruga turistike dhe zëvendësimi i gypave të asbestit.”, u shpreh kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra.
 
Pemët janë donacion nga një mik, i cili para fushatës ka premtuar se, nëse Qyra zgjidhet kryetar i komunës, do të jetë pjesë e donimeve për Komunën e Strugës.
 
“Paralelisht me këto projekte, vazhdojmë edhe me donacionet që janë premtuar para fushatës. Një ndër ato donacione janë këta pemë, të cilat janë 1300 në numër. Struga vazhdon me pastrimin dhe gjelbërimin, dhe mendoj se duhet të ketë edhe më shumë pemë dhe iniciativa të tilla.”, u shpreh Qyra.
 
Qyra paralajmëroi edhe një donacion tjetër për Spitalin e Strugës, i cili pritet të realizohet shumë shpejt.
 
FITORE ISTREFI