Rajon
Shqipëri, përmbytjet, situatë kritike
07.01.2026 14:08
Reshjet e dendura të shiut të rëna në orët e fundit nxorën nga shtrati lumin e Vjosës...

Reshjet e dendura të shiut të rëna në orët e fundit nxorën nga shtrati lumin e Vjosës, pranë Urës së Mifolit në Vlorë, duke shkaktuar përmbytje në tokat bujqësore dhe rrezik për banesat përreth. Deri më tani, raportohet për rreth 40 hektarë tokë të përmbytur. 13 familje me shtëpi pranë shtratit të lumit u evakuuan, ndërsa 14 të tjera rrezikohen.
“Vjosa ka dalë në 1971, iku gjithë fshati dhe e zuri komplet, edhe shtëpinë time që e kisha pak të lartë, hyri deri te pragu i derës; Ja ku e kam shtëpinë, jam larguar.”, u shpreh një banore e Vlorës.
Reshjet intensive shkaktuan rrëshqitje të dherave në fshatin Vajzë të bashkisë Selenicë, duke çarë fillimisht rrugën dhe duke shkatërruar 2 banesa menjëherë poshtë rrugës.
Probleme të theksuara pati edhe në Elbasan e në Pogradec, ndërsa në Durrës ku dje u regjistruan përmbytje masive, uji ka nisur të tërhiqet.
Në aksin Qukës-Qafë Plloçë të inauguruar pak muaj më parë, pati rrëshqitje dherash.
Përmbytje ka pasur edhe në Gjirokastër, ku një përrua doli nga shtrati dhe mori para gjithë qytetin.
Në Lezhë regjistrohem mbi 3 mijë hektarë tokë e përmbytur. Forcat e emergjencave civile ndodhen në terren për t’u ardhur në ndihmë banorëve anë e kënd Shqipërisë.
LULJETA NDOKA
